Wenger e la rezervë, ja çfarë tha Xhaka pas ndeshjes me PSG (FOTO)

Granit Xhaka është shprehur pas barazimit të Arsenalit ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Granit Xhaka sërish nuk ishte titullar për Arsenalin në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.

Mesfushori u inkuadrua në lojë si rezervist në minutën e 71-të në vend të Francois Coquelin, në barazimin 1:1 në Parc des Princes.

Dhe, pas ndeshjes ai ka refuzuar të komentojë vendimin e menaxherit Arsene Wenger.

“Barazim kundër PSG, një ndeshje plot pasion”, shkroi Xhaka në Instagram.

fla