Wesley Clark i shkruan Haradinajt

Ramush Haradinaj, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, megjithatë po vazhdon punën sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Në një postim në facebook thotë të ketë marrë letër nga Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark, për siç thotë ai, e ka përgëzuar për “angazhimin për të sjellë progres dhe zhvillim në Kosovë”. 

“I nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish-komandanti suprem i forcave të bashkuara të NATO-së për Europë, Wesley Clark, përmes së cilës shpreh konsideratën për mikpritjen dhe nderimet gjatë 20-vjetorit të ndërhyrjes së aleancës veri-atlantike në Kosovë, si dhe më përgëzon për angazhimin tim përgjatë këtyre viteve për të sjellë progres dhe zhvillim në vend. Populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës dhe do ta lartësojë emrin dhe veprën e Gjeneralit Clark”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”.

Image

Ndryshe, Haradinaj sot gjatë ditës pritet të mbledhë Qeverinë e Kosovës, ani pse ka dhënë dorëheqje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme