Wigermark shef i ri i EULEX-it në Kosovë, premton shkapje të sistemit të drejtësisë nga politika

Lars-Gunnar Wigermark është emëruar sot shef i ri misionit të EULEX-it në Republikën e Kosovës. Wigermark në këtë pozitë ka pasuar ambasadoren greke Alexandra Papadopoulou, dhe do të jetë në këtë detyrë deri  më 14 qershor 2020.

Ai ka thënë se mezi pret të fillojë ushtrimin e detyrës së re duke thënë se do të angazhohet që EULEX të jetë  partner i besueshëm për Kosovën .

“Me padurim po e pres këtë emërim të ri dhe sfidues. Unë do të angazhohem ashtu që EULEX-i të vazhdojë të jetë partner i besueshëm për partnerët dhe miqtë e tij kosovarë, duke u ofruar kolegëve tanë të kamotshëm të sundimit të ligjit ndihmë konkrete, me kohë dhe të dobishme ashtu që ata të vazhdojnë të bëhen më të fuqishëm dhe më të zotë për ta vazhduar rrugëtimin e tyre në drejtimin evropian,” ka thënë Wigemark.

Lars-Gunnar Wigemark është një diplomat suedez. Ai ka shërbyer si Shef i Delegacionit të BE-së në Bosnje e Hercegovinë dhe Përfaqësues Special i BE-së në Bosnje e Hercegovinë deri në muajin gusht 2019. Përpara kësaj ai ishte Ambasador i BE-së në Pakistan.

Si Shef i ri i EULEX Kosova, Wigemark do ta drejtojë mbështetjen e këtij Misioni për institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në përputhje të plotë me praktikat më të mira të BE-së.

Sot, Lars-Gunnar Wigemark e pati rastin t’i takojë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në takimin e rregullt të Shefave të Misioneve të BE-së të kryesuar nga Përfaqësuesja Speciale e BE-së, si dhe do t’i mbajë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Kosovës dhe ndërkombëtarë dhe partnerë të EULEX-it në institucionet e sundimit të ligjit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme