Wlishere i dërgon mesazh Arsenalit

Jack Wilshere që është i huazuar tek Bourtnemouthi nga Arsenali, ka folur për të ardhmen e tij.

Mesfushori anglez që po kalon nëpër një formë të mirë te skuadra angleze, ka bërë me dije se ai dëshiron që të luaj më shumë, për atë arsye edhe është huazuar tek rivali i londinezëve.

“Ne kemi edhe tre muaj ndeshje në ligë dhe kur të përfundoj sezoni do t’i kem disa javë pushim që të mendoj për të ardhmen time se ku do të luaj”, ka thënë Wlishere për Sky Sport, transmeton ORAinfo.

“Unë erdha tek Bournemouthi pasi pata nevojë të luaj më shumë, dhe këtë mundësi ma ofruan këtu. Unë do të kthehem tek Arsenali, por dëshira ime është që unë të luaj më shumë dhe jo të qëndroj në stol”, ka shtuar anglezi./ORAinfo/