Xavi: Ronaldo fitoi prej Realit, Messi mbetet më i miri

Topin e Artë e mori Cristiano Ronaldo, por më i miri mbetet gjithmonë Lionel Messi. Ronaldo triumfoi për këtë cmim individual falë trofeve me Realin, por Leo është numri 1.

Këto janë fjalët e Xavi Hendandezit, ish-mesfushorit legjendar të Barcelonës, aktualisht pjesë e Al Sadd në Qatar. Qëndirmi i tij mund të pasohet me një tjetër reagim të ashpër të portugezit, sikurse ndodhi muaj më parë. Këto deklarata të 36-vjecarit erdhën pas takimit që pati me ish-skuadrën e tij në Doha, ku u zhvillua miqësorja mes Barcelonës me Al Ahlin. Xavi u pa të fliste për një kohë të gjatë me Messin dhe detajet e bisedes i zbulon vetë.

“Folëm për familjet tona. Nuk e di se cfarë do të bëjë në të adhmen, por e shoh shumë të lumtur në Spanjë. Shpresoj të qëdrojë për një kohë të gjsate te Barca.”

Xavi dha një opinion edhe për derbin e Katalunjës, duke kujtuar se do të jetë një ndeshje e vështirë për Barcën, pasi Espanjoli është përmirësuar shumë.