Xhaka i bashkohet 80 mijë personave në mbështetje të tifozit të vogël të Sunderlandit (Foto)

Granit Xhaka përveç se është një futbollist,është edhe njeri human.

Ai i ka dërguar një letër një tifozi të vogël të skuadrës së Sundelarndit, Brandley Lowerly.

Ky i fundit po vuan prej sëmundjes së kancerit dhe po merr dhurata të shumta anembanë botës, transmeton Telegrafi.

Në fakt, Xhaka është njëri ndër 80 mijë personat që i kanë dërguar letër tifozit pesëvjeçar ekipit ku luan Adnan Januzaj.

Bradley ishte ftuar të jetë i pranishëm në shkallët e stadiumit në ndeshjen e fundit ndaj Chelseat. /Telegrafi/