Xhaka ka një mesazh për tifozët e Arsenal, pas incidentit të së dielës – emocionuese

Granit Xhaka ka reaguar pas incidentit të së dielës që kemi lënë pas, kur lojtari nxiti reagime të shumta.

Xhaka u zëvendësua gjatë ndeshjes së fundjavës dhe zëvendësimi i tij u përcoll me shumë vërshëllima nga tifozët.

Lojtari me prejardhje nga Kosova nuk i priti mirë këto reagime të tifozëve, duke i provokuar pastaj ata, madje edhe duke i fyer.

Por,disa ditë pas incidentit, Xhaka u është drejtuar tifozëve me një letër të hapur, ku ka tentuar të shpjegojë gjithçka.

“Pasi morra pak kohë për të reflektuar në atë që ndodhi të dielën, unë do të doja që të jepja një shpjegim sesa të jepja një përgjigje të shkurtër.

Skenat që ngjanë gjatë zëvendësimit tim më kanë lëvizur. Unë e dua këtë klub dhe gjithmonë jap 100% brenda dhe jashtë fushës.

Ndjenja ime se nuk kuptohem nga tifozët, dhe komentet e përsëritura abuzive në ndeshje dhe rrjetet sociale gjatë javëve dhe muajve të fundit më kanë lënduar shumë. Njerëzit kanë thënë gjëra si “Do t’i thyejmë këmbët”, “Do ta vrasim gruan”, “Shpresojmë që vajza jote të ketë kancer”. Kjo më ka munduar shumë dhe unë preka një pikë kulmore kur u refuzova të dielën në stadium.

Në këtë situatë, unë lash vetën time që të reagojë në një situatë që ofendoi tifozët dhe klubin, si dhe vetën time. Ky nuk ishte qëllimi im dhe më vjen keq nëse njerëzit e morrën ashtu.

Dëshira ime është që të kthehemi në një situatë ku kemi respekt të ndërsjellë, duke kujtuar pse kemi rënë në dashuri me këtë lojë së pari. Të shkojmë përpara, së bashku.

Graniti” shkruhet në letrën e publikuar nga Xhaka, transmeton lajmi.net.

Xhaka nuk u paraqit në ndeshjen e mbrëmshme të Arsenal, të luajtur kundër Liverpool. Nuk dihet nëse ai do të luajë në xhiron e ardhshme në Premierligë. /Lajmi.net/

Lini Një Koment