Xharra: Policia e Kosovës po e fajëson edhe median për nxitjen e ekstremizmit

E mërkurë, 26 Tetor 2016 –  Sakte.net

Gazetarja Arbana Xharra ka reaguar në profilin e saj në Facebook në lidhje me zhvillimet e fundit rreth radikalizmit në Kosovë.

 

Ajo thotë se Policia e Kosovës po e fajëson edhe median për nxitjen e ekstremizmit në vend.

“Policia e Kosoves po e fajeson edhe median per nxitjen e ekstremizimit ne Kosove. Kam nje pyetje per ju: sa kercenues te gazetareve e familjareve te tyre jane arrestuar nga policia? A i keni intervistu te pakten kercenuesit e femijeve te mi, fotografite e djalit tim qe shprendahen neper rrjete sociale??? Cka keni bo per linqimin femijes?Cka keni bo zotni, qe sot akuzoni mediat. Ky fajesim i mediave qe kohet e fundit po behet edhe nga organziata qe pretendojne te merren me deradikalizem, eshte diskurs i ekstremisteve dhe radikaleve.”, shkruan Xharra në Facebook.