Xharra: VV sajoi ikjen e qytetarëve, VV sajoi edhe rastin e ministrit të Bujqësisë

Arbana Xharra ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për nxitjen e largimit të kosovarëve drejt vendeve të BE-së.

“Si ndodhi që papritmas u ndal ikja e qytetarëve nga Stacioni i Autobusëve?! Jo që s’ka ndodhur asnjëherë, sepse i kam përcjellë edhe vetë dhe kam shkruar për ikjet në 2014-en. Por, kësaj here, konstruktimi i rrejshëm i partisë Vetëvendosjes u demaskua shpejtë”, shkruan anëtarja e PDK-së.

“Deri ku keni shkuar: jeni në gjendje të merrni në qaf familje me fëmijë që të bredhin kufijve, duke ditur që shumica e tyre do mbaheshin kampeve dhe në fund do ktheheshin siç ka ndodhur vitet e fundit. Si ka mundësi që jeni në gjendje të shkoni kaq larg?! Sapo u dekonspiruat dhe u komprometua strategjia juaj, u tërhoqët dhe u stacionuat në stisjen e radhës. Çfarë ndodhi, më nuk po ikin qytetarët a?!”, pyet Xharra.

Ajo thotë se Vetëvendosje sajoi edhe rastin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo.

“Pasi dështoi me “ikjet qytetare”, Vetëvendosje sajoi edhe rastin e Ministrit të Bujqësisë. Kësaj sajese i parapriu vetë Kurti me një “fjalim bujqësor” në Kuvendin e Kosovës. Si duket po dështojnë sërish, se ju doli bashkëpunëtor i orëve të hershme. Shpikje të shpifura. Politikë e stisur në dëm të shtetit!”, ka përfunduar Xharra.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme