Xhavit Haliti del kundër krejtve: Me akuza ndaj Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Edi Ramës e Ilir Metës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, në një shkrim autorial të publikuar në “Gazeta Blic” ka shtjelluar përplasjet ndërmjet presidentëve dhe kryeministrave aktual të Kosovës dhe Shqipërisë.

Haliti, ka theksuar se përplasja e tyre e cila është shndërruar në luftë verbal po e “vret demokracinë” dhe po e dëmton rëndë ekzistencën, funksionimin normal dhe imazhin ndërkombëtar të dy shteteve.

Në të dy shtetet ka një “përplasje” me karakter thellësisht politik mes presidentëve dhe kryeministrave aktualë. Janë katër figura politike konkrete, që kanë mes tyre njohje miqësore të hershme, që janë pozicionuar në pozicione të ndryshme dhe e kanë filluar “një luftë verbale”. Aktorët e kësaj shfaqjeje, me efekte negative e shqetësuese për opinionin mbarë shqiptar në Ballkan e më gjerë, kanë emra konkret dhe qëndrojnë në krye të institucioneve më të larta shtetërore në republikat tona parlamentare”, ka thënë Haliti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme