Xhavit Haliti: Ibrahim Rugovën e kam ftuar që të bëhet komandat i UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe nënkryetar i Kuvendit, Xhavit Haliti për herë të parë ka folur lidhur me ftesën që ai i kishte bërë ish-presidentit të vendit, Ibrahim Rugova, shkruan Gazeta Blic.

Haliti, teksa ka folur në “Personale” në tv Dukagjini ka thënë se i kishte bërë ftesë Ibrahim Rugovës që të bëhej komandant i përgjithshëm UÇK-së.

“Jam përpjekë që t’ia mbushi mendjen (Ibrahim Rugovës) që të jetë komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” ka thënë Haliti.

Haliti këto komente i ka bërë teksa ka rrëfyer edhe ngjarje të tjera për jetën e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ndryshe, tashmë presidenti i vendit Hashim Thaçi ishte komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për vite me radhë.

Pikërisht për këtë post, Haliti ka thënë se i kishte bërë ftesë ish- liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova./Gazeta Blic

Lini Një Koment