Xhaxhai i Elif Fejzullahut: Shpirti po na digjet për mbesën, na ndihmoni ta gjejmë

Pesë ditë pas përmbytjeve nga vërshimet e rreshjeve të shiut familja Fejzullahu nga Hasanbegi i Shkupit ende vuajnë zhdukjen e vogëlushes 16 muajshe.

Xhaxhai i vogëlushes, Xhemul Fejzullahu rrëfen për portalin Almakos se po ju digjet shpirti tërë familjes derisa ditët kalojnë ndërsa mbesa e tij Elifi vijon të jetë në listën e të zhdukurve nga pasojat e vërshimeve të mëdha, ku në përpjekje për ta shpëtuar atë babai saj Furkan Fejzullahu kishte ndërruar jetë.
“Shpirti po na digjet, nuk kisha dashur diçka tjetër përveçse ta kisha gjet mbesën dhe ta varrosim pranë babait të saj”, këto ishin fjalët e xhaxhait të Elifes së pafajshme, Xhemul Fejzullahu.

Ai nëpërmjet portalit Almakos apelon deri te të gjithë qytetarët që në rast se vërejnë ndonjë trup të pajetë të ndonjë fëmije të paraqiten në numrin e telefonit 070773427. Ndihma eventuale e gjdokujt në këtë drejtim do të ishte një lehtësim shpirtëror për gjithë familjen Fejzullahu. Në vazhdim portali Almakos ua sjell një foto të vajzës së vogël e cila në momentin tragjik ka qenë e veshur ngjashëm si në fotografi, e gjitha me ngjyrë vjollce prej lartë deri në qorape.
Përveç tashmë të ndjerëve Furkan Fejzullahut dhe vajzës së tij Elifes, në veturën e vëllaut të tij në autostradën Stajkovc kishte qenë edhe bashkëshortja e Furkanit, mirëpo siç thotë xhaxhai Xhemuli, deshti Zoti dhe ajo ka shpëtuar nga kjo fatkeqësi.

“Bashkëshortja e vëllaut e cila ka qenë poashtu në veturë me vëllaun dhe fëmijën ka dashur Zoti dhe ka shpëtuar. Nga ajo që tregon bashkëshortja e vëllaut uji e kishte bartur atë nga autostrada deri në Hasanbeg. Kështu ka qenë e detyruar të qëndron mbi një lis afër 5 orë, e më pas e kanë marr për strehim disa nga bashkëvendasit dhe e kanë dorëzuar në spital. Kur e pamë që është gjallë na u lehtësuan dhimbjet sadopak”, vazhdon rrëfimin e tij me lot në sy Xhemul Fejzullahu.

Ndryshe në këtë familje që nga dita e dytë është hapur e pame për viktimat.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë