Xhipi më i “çmendur” në botë, ofron mbrojtje ndaj sulmeve nukleare

Rezvani Tank 2020 është një SUV ekstrem që së shpejti do dalë në shitje.

Vetura është më shumë se sa një SUV. Ai përveç se ofron mbrojtje ndaj sulmeve me armë, është në gjendje t’u bëjë ballë edhe goditjeve nukleare, transmeton lajmi.net.

Përveç tjerash, për ‘Rezvani Tank 2020’ mësohet të ketë një mijë kuaj-fuqi, shifër kjo që e bën të aftë të ngjis çfarëdo lloj mali.

“Fokusi në gjeneratën e re të Tank ishte fleksibiliteti në dizajn, si dhe ridefinimi i vozitjes dhe frenimi”, deklaroi shefi i kompanisë, Ferris Rezvani.

Çmimet do fillojnë nga 135 mijë euro, gjersa për t’i shijuar tiparet e sigurisë duhet paguar përafro 330 mijë euro. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme