Xhirimet nga Konsullata shfaqin agjentin saudit të veshur me rrobat e gazetarit të vrarë

Rrjeti amerikan CNN ka transmetuar pamje në të cilat shihet një agjent saudit, që po dilte nga konsullata e këtij shteti në Stamboll, me rrobat e gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi.

CNN ka transmetuar pamjet të hënën, derisa ka cituar një zyrtar turk, që e ka identifikuar personin në xhirime si Mustafa al-Madani, “kipc” dhe pjesë e ekipit 15-anëtarësh saudit, që ishte dërguar në Stamboll për të marrë në cak Khashoggin.

Agjenti, që mbante syze dhe mjekër të rreme, në një përpjekje për t’i përngjarë gazetarit, shihet duke ecur nëpër Stamboll, pasi që ishte larguar nga konsullata.

Synimi saudit dukej se ishte që këto pamje filmike të kapeshin nga kamerat dhe të shpërndaheshin, duke fuqizuar pretendimin e bërë në ditët pas zhdukjes së Khashoggit, më 2 tetor, se ai ishte larguar nga Konsullata, përcjell Koha.net.

Vetëm të premten, pas disa javësh mohimi, sauditët e kanë pranuar për herë të parë se Khashoggi, kritik i njohur i princit të kurorës, Mohammed bin Salman, ishte vrarë, pasi që kishte hyrë në konsullatë, për të nxjerrë dokumente për martesën e tij. E fejuara ishte duke e pritur para objektit të konsullatës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme