Yildirim në Diyarbakir: Do t’i shkatërrojmë të gjitha organizatat terroriste

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim në kudër të programit për “Mbështetje Ekonomike në Lindje dhe Juglindje” mbajti një fjalim në Qendrën Kulturore Cahit Sıtkı Tarancı në Diyarbakir, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Yildirim tha se “Nuk janë të pranueshëm për atdheun tonë ata që mbysin dhe derdhin gjakun e vëllezërve të tyre. Do të vazhdojmë juridikisht ti mbrojmë qytetarët tanë dhe ta mbrojmë njëri-tjetrin. Do ta ruajmë vëllazërinë tonë deri në pafundësi. Për në nuk është i pranuar asnjë lloj diskriminimi dhe racizmi. Në bashkë me 79 milionë qytetarët tanë jemi një, jemi bashkë dhe të gjithë jemi Turqi. Ata që synojnë që ta dëmtojnë këtë bashkim nuk do t’ia arrijnë asnjëherë.”

“Do t’i shkatërrojmë të gjithë organizatat terroriste”

Duke u shprehur se ata të cilët mundohen ta ndajnë vendin asnjëherë nuk mundë të jenë pjesë e zgjidhjes Yildirim tha se “Do t’i shkatërrojmë të gjithë organizatat terroriste. Do t’i spastrojmë organizatat terroriste nga populli jonë. Ata që dëshirojnë të ndajnë vendin dhe shtetin tonë asnjëherë nuk mundë të jene pjesë e zgjidhjes. Zgjidhje është vetë populli. Zgjidhje është qytetari.”

“Nuk është e mundur zgjidhja me organizatat terroriste”

Duke theksuar se do të vazhdojnë operacionet kundër organizatave terroriste kryeministri Yildirim tha se “Jemi përball një rreziku të madh. Ky rrezik ka për qëllim prishjen e unitetit dhe ndarjen e shtetit tonë. Këtë nuk do ta lejomë kurrë. Do të vazhdojnë operacionet ushtarake deri sa të arrijmë të sigurojmë qetësinë dhe sigurinë për të gjithë 79 milionë qytetarët tanë. Zgjidhja është te populli, jo te organizata terroriste.”

Ai ka folur edhe për komentet rreth prezencës së Turqisë në Siri. “Po, ka se çfarë kërkon Turqia atje. Sepse Turqia ka vijën kufitare prej 911 kilometrash me Sirinë. Në fakt duhet parashtruar pyetja se çfarë kërkojnë mijëra sirianë që vijnë këtu duke udhëtuar me mijëra kilometra? Ata që e parashtrojnë këtë pyetje le të kthehen të shohin veten e tyre. Nuk mundë te lejojmë që PKK, YPG, PYD të sulmojnë territorin tonë dhe të vrasin në Antep 54 qytetarë tanë prej të cilëve 29 fëmijë dhe ne të mos bëjmë asgjë. Ne jemi atje edhe me operacionin ‘Mburoja e Eufratit’. Sepse ne mbrojmë kufijtë, jetën dhe pronën e qytetarëve tanë. Poashtu ne po mundohemi ta mbrojmë edhe integritetin territorial të Sirisë. Çdo herë kur këto organizatat terroriste (PYD, YPG, PKK dhe DAESH) do të mundohen ta dëmtojnë shtetin tonë ne do tu përgjigjemi. Lufta jonë në Siri do të thotë luftë kundër terrorizmit dhe terroristëve”, u shpreh kryeministri i Turqisë.

“Do të paguajnë çmimin ata që ndihmojnë organizatat terroriste”

Kryeminsitri Yildirim ka deklaruar më tej: “Ne luftojmë kundër terorizmit mbi baza juridike. Çdokush që është zgjedhur si kryetar komune është i detyruar tu shërbej qytetarëve. Te gjithë ata që ndihmojë terroristët duke përdorur mundësitë e shtetit përballë do të gjejnë vullnetin e popullit. Nuk ka nevojë të shqetësohen të gjithë ata të cilët kryejnë obligimet shtetërore në bazë të ligjit. As kryetarët e komunave, as anëtarët e kuvendit as udhëheqësit lokalë. Në lidhje me ta nuk do të realizohet asnjë operacion. Por të gjithë ata të cilët përdorin dhe keqpërdorin organet shtetit për të ndihmuar organizatat terroriste do të përgjigjen. Ne nuk lejojmë vjedhjen.”

Kryeministri theksoj se organizata terroriste PKK ka probleme me pjesëtarët. “Në vitin 2015 numri i atyre që dolën në mal u zvogëlua për 10 herë. Prej 4000 është ulur na 400. Ata tani e kanë këtë problem. Ata nuk mundë të gjejnë të rinjtë që ti çojnë pranë vdekjes. Dhe për këtë shkak ata po grinden. Do të grinden akoma më shumë. Ne nuk do t’ua japin ti helmojnë djemtë e këtij populli”, u shpreh ai.