Yjet kërkojnë garancinë që FFK-ja nuk mund t’ua japë

23 Gusht 2016 – 09:01

Futbollistët yje të Kosovës që luajnë për përfaqësuese të tjera evropiane kanë kërkuar nga Federata e Futbollit të Kosovës garanci se a do t’ua lejojë FIFA ndërrimin e përfaqësueses, në rast se ata vendosin të luajnë për Kosovën.

Kështu kanë deklaruar të hënën për gazetën familjarë të futbollistëve kosovarë që luajnë për Zvicrën e përfaqësuese të tjera evropiane.

Garancinë që yjet dhe familjet e tyre e kanë kërkuar, FFK-ja nuk mund t’ua japë, meqë as vetë shtëpia e futbollit kosovar nuk ka marrë një përgjigje të saktë nga FIFA për këtë çështje.