Ylli i Prishtinës paralajmëron Dritën: E diela do të jetë ditë feste për ne, do të shpallemi kampion vjeshtor

Nesër Prishtina zhvillon ndeshjen e fundit kampionale për stinorin vjeshtor kundër Dritës në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 15:00

Kampionati vjeshtor i IPKO Superligës do të përfundojë nesër me derbin e madh ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, transmeton GazetaMetro.

Prishtina kërkon fitore që do ta shpallte atë kampione vjeshtore.

Visar Bekaj beson se skuadra e tij do ta mposhtë Dritën dhe në pushim dimëror do të shkojnë si lider të Superligës.

“Normalisht, Drita ka ekip të mirë, janë të vetmit që na kanë mposhtur dhe janë kampion. Por, e diela do të jetë ditë feste për ne pasi që fitorja do të na shpall kampion vjeshtor” ka thënë Bekaj për faqen zyrtare të Prishtinës.

Prishtina do të vuaj mungesën e mbrojtësit me kartonë, Leotrim Bekteshi, por Ahmet Haliti tani më është i gatshëm pas lëndimit që kishte pësuar me Ballkanin. Edhe Gauthier Mankenda tani mund të aktivizohet pas lënies jashtë prej lëndimit bash në ndeshjen me Dritën.

Lini Një Koment