Ymeri: BDI nuk duhet t’ia zgjatë jetën Gruevskit

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni treguan që bashkimi paraprak i Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët do t’i nxirrte ato fuqishëm si subjektin e parë shqiptar. Pra, shqiptarët e Maqedonisë gjithsesi e duan ndryshimin. Në anën tjetër, shqiptarët aq shumë e duan ndryshimin saqë një numër i konsiderueshëm i tyre e kanë votuar LSDM-në si nga urrejtja për VMRO-DPMN-në po ashtu edhe nga nevoja për orientim social-demokrat. Partitë shqiptare në Maqedoni bëjnë mirë ta kenë parasysh këtë gjë në ditët në vijim por edhe në të ardhmen në përgjithësi.

Është për keqardhje se si shqiptarët kanë pësuar rënie në fuqinë e përgjithshme politike. Një pjesë të përgjegjësisë për këtë e kanë drejtpërdrejt partitë shqiptare që nuk arritën të bëhen bashkë nën një platformë kombëtare.

Rezultatet përfundimtare e tregojnë varësinë që partitë politike të maqedonasve, konkretisht Gruevski, kanë nga partitë politike të shqiptarëve. Prandaj BDI, e cila mori më së shumti deputetë nga shqiptarët, nuk duhet të bëhet pjesë e qeverisë e t’ia mundësoj Gruevskit edhe një mandat. Gruevski e ka dëshmuar në shumë raste qëndrimin e tij shovinist ndaj shqiptarëve. Prandaj ai nuk duhet ndihmuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme