Ymeri: Po vazhdojnë pazaret me Serbinë

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me ngritjen e çështjeve të ndryshme, ku kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, duke kujtuar 10 shkurtin e 2007 para dhjetë viteve kur është protestuar kundër planit të Ahtisarit, ka thënë se po këta politikanë para 10 vjetëve ia dhanë Serbisë disa komuna brenda Kosovës dhe e shuan FSK.

Ai tha se pazaret po vazhdojnë edhe sot.

“Pazaret po vazhdojnë edhe sot, tash Serbia dëshiron që t’i bashkojë komunat me asociacionin, edhe sot flasim si ta formojmë ushtrinë tonë dhe për Mitrovicën, që po murosim me mure. Protestuesit u vranë nga policia që mbrohen nga Hashim Thaçi”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme