Zaev: Besojmë se BE do të përmirësojë gabimin historik

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev shpreson se Bashkimi Evropian do të përmirësojë “gabimin historik” që bëri sa i përket hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.


Zaev beson se sa më shpejt të jetë e mundur të vendoset caktimi i datës për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.

Në intervistën dhënë Radio Evropa e Lirë, Zaev ka thënë se vendi nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër përveç integrimit euroatlantik, edhe pse vendimi negativ ka dëshpëruar mirëpo nuk ndikon në vendosmërinë për të vazhduar drejt kësaj rruge.

“Gjithsesi se dëshpërimi është i pranishëm te të gjithë qytetarët, është i pranishëm edhe tek unë për shkak se Bashkimi Evropian nuk mori vendim pozitiv. Mbetemi me shpresë se këtë gabim do ta përmirësojnë, është një gabim historik, edhe pse të gjithë liderët evropianë, përfshirë edhe presidentin francez Macron, janë të mendimit se ne i kemi përmbushur të gjitha obligimet, por thanë se ende i duhet kohë. Do t’i shohim këto procese, por kjo neve nuk na dekurajon që të vazhdojmë me reformat”, thotë kryeministri Zaev.

Ai ka komentuar edhe dobësitë në sistemin e drejtësisë, në kontekst të zhvillimeve të fundit në Gjyqësor, lirimin nga paraburgimi të ish -kryeprokurores Katica Janeva, rastin “Reketi”, zvarritjen e proceseve gjyqësore kundër ish’zyrtarëve të Qeverisë së kaluar, e kështu me radhë.

“Përfundimisht konsideroj se qytetarët nuk kanë arritur të ndjejnë pritjet që kishin në Gjyqësor, andaj ne shumë zëshëm flasim për atë që do të ndodhë në të ardhmen në sistemin e drejtësisë. Gjyqësori nuk është nën kontrollin e pushtetit ekzekutiv, ne vetëm se kemi miratuar ligjet, prandaj presim që shumë çështje të përmirësohen. Kemi procese transparente gjyqësore që të gjithë të ndihen të barabartë para organeve të drejtësisë, por kjo nuk është e mjaftueshme, duhet ende shumë punë për të bërë”, është shprehur kreu i legjislativit në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme