Zaev: Koha e Gruevskit ka mbaruar, mos bini në provokimet e tij

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të Nikolla Gruevski, duke ju bërë thirrje qytetarëve që mos të bien pre e provokimeve. Ai shkruan se koha e Gruevskit ka mbaruar.

“Të mos lejojmë asnjë provokim nga askush, veçanërisht nga ai që për 10 vjet e ka bërë rrëmujë Maqedoninë. Koha e Gruevskit ka mbaruar. Institucionet duhet t’a mbarojnë punën e tyre sipas ligjit dhe kushtetutës. Nuk varet kush do t’a formojë qeverinë nga vendimet e KSHZ-së dhe Gjykatës Administrative”, shkruan mes tjerash Zaev.

Ai gjithashtu thotë se ndryshimet në Maqedoni do të vijnë, e do këtë OBRM-PDUKM-ja apo jo./Telegrafi