Zaev: Morina është qytetar i Kosovës e jo i Serbisë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka thënë se ish-ushtari i UÇK’së, Tomor Morina, është qytetar i Kosovës e jo i Serbisë, me ç’rast ai lirohet nga burgu, e nuk ekstradohet.


Sundimi i së drejtës dhe respektimi i normave ndërkombëtare, vlerave europiane për të cilën edhe ne pajtohemi, fletëarresti kshte arritur nga Interpoli e as nga Vucic e Miloshevic, nga Interpoli ku jemi vend anëtarë dhe pajtohemi që Kosova të bëhet anëtare pa dallim asaj se Serbia është kundër, procedurën e drjton gjykatësi hetues e nuk e bën as Zaev e as Spasovski e madje as Nuhiu ose ndonjë tjetër në qeveri, kështu ka deklaruar kryeministri Zaev transmeton koha.

“Që të mund të drejtoni gishtin duhet të shihni se kush bën procedurën dhe kush vendos, cili është ligji dhe sundimi i të drejtës, paktika deri më tani është treguar edhe me ish kryeministrin Haradinaj në fletëarreste ndërkombëtare, drejtësia e ligjit edhe në Austri, Greqi po edhe në Maqedoninë e Veriut, në këtë të drejtë qëndron se ai është qytetarë i Kosovës e jo i Serbisë dhe lirohet nga burgu e nuk ekstradohet, kjo është e drejtë ndërkombëtare”, ka thënë kështu Zaev.

“Praktika ka treguar se Interpol kur pranon dokumentacionin qëndron se ai është qytetarë i Serbisë por nuk është e vërtetë, sot vendi jonë është mik me Kosovën dhe ai është qytetarë kosovarë e ka pasaportë britanike”, ka nënvizuar kështu kryeministri.

Kujtojmë se Morina është ndaluar dje nga Policia e Maqedonisë së Veriut pas një fletë-arresti ndërkombëtar që ishte lëshuar ndaj tij nga Serbia.

Lini Një Koment