Zaev: Njëra nga opsionet për emrin e Maqedonisë, i pranueshëm për të dyja palët

 

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka treguar se janë afër arritjes së marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Ai ka thënë se njërga nga opsionet e propozuara është i pranueshëm për të dyja shtetet.

“Pas gjithë asaj që u arrit e konstatuam dhe vërtetuam se qëndrojmë pas asaj edhe si kryeministra dhe është mirë që ka përfunduar. Ajo që kishte mbetur e hapëm përmes disa opsioneve dhe e vërtetuam një opsion që mund të jetë i pranueshëm për të dyja palët.

Por unë jam Zorani, kontra-partneri imë quhet Aleksis dhe ne jemi vetëm dy persona dhe duhet të kemi kujdes se si kjo do të zbatohet në mënyrë institucionale, duhet të flasim me presidentët e të dyja shteteve, me liderët e partive tjera, me shefat e opozitës, andaj ndalojmë këtu për të mos shpalosur më shumë detaje”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev”, ka deklaruar Zaev.

Lini Një Koment