Zaev: Nuk kam prova për ndikim rus në Maqedoni

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën kushtuar lirisë së mediave në rajon, tha se nuk ka dëshmi për ndikim rus në Maqedoni.

“Nuk kam prova për ndikim rus këtu. Federata ruse është mike e Republikës së Maqedonisë dhe nuk ka asgjë kundër integrimit të Maqedonisë në BE, por hapur është kundër NATO-s”, tha Zaevi.

Ai përkujtoi se nuk ka alternativë për Maqedoninë përveç BE-së dhe NATO-s dhe se Maqedonia “dëshiron miqësi me të gjitha vendet”.

Zaevi theksoi se është i njoftuar me informacionet për rrjetet e profileve të cilët përhapin lajme të rreme në rrjetet sociale dhe mediat tradicionale dhe tha se shpreson që do të “mund t’i mësojmë hollësitë”, por ai nuk ka identifikuar vende të cilat përhapin lajme të rreme.

Kryeministri e përsëriti mbështetjen e tij për vetë rregullim të mediave.

“Punonjësit mediatikë më mirë e dinë si ta bëjnë këtë në mënyrë të cilin mendojnë se është më e mirë.” theksoi Zaevi.

Shefi i Qeverisë së Maqedonisë paralajmëroi se “keqpërdorimi në formën e dezinformimit shumë lehtë reflektohet ndaj sigurisë dhe nuk paraqet liri të fjalës”.

“E pamë edhe në Maqedoni edhe në rajon sa e dëmshme mund të jetë propaganda, nxit dhunë, prandaj si Qeveri bëjmë thirrje për një atmosferë konstruktive”, tha Zaevi.

 

Lini Një Koment