Zaev-Sheqerinska s’vizitojnë Tiranën! Nga “urrejtja” apo me urdhër të Nikollës?

Autor: Fejzi Hajdari

Derisa Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq, të shoqëruar me ministra nga Qeveria e Kosoves, akordojnë takime nder-qeveritarë dhe bashkepunim, bie ne sy refuzimi i zyrtarëve të Qeverise te Maqedonise, dhe të dy partive etnike maqedonase VMRO dhe LSDM, që së paku të vizitojnë Tiranën për takime zyrtare, me homologet e atjeshëm dhe Kryeministrin Edi Rama. Por, derisa refuzimi i Nikolla Gruevskit dhe Gjorgje Ivanovit, për ta vizituar Tiranën shpjegohet lehtë me komplekset e tyre inferiore, kundrejt kryeministrit Edi Rames dhe Shqipërisë, mbetet enigmë refuzimi i dyshit udheheqës të LSDM Zoran Zaev dhe Radmila Shekerinska, për ta shfrytëzuar mundësinë për përfitim nga bashkepunimi, me kryeministrin Edi Rama dhe Partine Socialiste ne qeveri, me të cilët aderojnë në të njejtat struktura të Internacionales Socialiste. Dilema eshte aq më kurioze, falë faktit që si Zaev dhe Shekerinska, kanë zhvilluar takime te përafërta me homolog ne Bullgari, Serbi, Izrael, Slloveni, janë vizitorë të rregulltë në Greqi, por kursesi nuk pranojne te bashkepunojnë me Tiranën zyrtare apo sipartiakët socialistë shqiptarë. Dyshimet për prapavijat e sjelljes se tille te Zaev, shtohen si refleks ndaj tentativave te tija per t’u prezantuar para shqiptarëve në Maqedoni si politikan i afërt me ta, si një njeri që kinse eshte për bashkëpunim te ngushtë me shqiptarët. Por, qe realiteti i sjelljes se tij ofron me shumë se mjaft dëshmi dhe arsye, per te besuar se pas kesaj maske mediatike, ne fakt, fshehet një lojë albanofobe e dyshit Zaev-Shekerinska, tinzishtë e kurdisur me partnerët nga VMRO-DPMNE-ja për injorim te Shtetit Shqiptar, dhe favorizim të qasjes pan-sllaviste me Serbine dhe Bullgarinë. Gjykuar sipas informatave nga kuloaret politike ne Tiranë, kjo sjellje e Zaev-Shekerinska, tani ka tërheq edhe vëmendjen e zyrtarëve të Shtetit Shqiptar. Momenti i pare per kete loje te dyfishte te LSDM-së, rezultoi pas bllokades se prodhimeve bujqesore te Shqiperise nga ana e Doganës së Maqedonisë. Përderisa sa ekspertet nga Maqedonia hedhnin poshte shpekulimet per cilesine e dobet te prodhimeve, binte ne sy zëshmëria e perfaqësuesve nga LSDM-ja, te cilët me kembengulje mbronin vendimin per bllokim të prodhimeve nga shteti fqinj. Sjellje kjo, forcoi zërat spekulativ se bllokada ne fakt ka te bëjë më shumë me interesat e agro-sektorit nga rajoni i Strumices, se sa me cilesine e prodhimeve nga Shqiperia, per te cilat asnje nga shtetet fqinje-perveç Maqedonise, nuk gjente dot ama asnjë vërejtje. Itinerari diskriminues i Zaev-Shkerinskes ndaj Tiranes dhe Prishtines, ngjanë të ketë irrituar edhe vet kabinetin e kryeministrit Edi Rama, nga i cili para ca muajsh ju është bere me dije nje ish-deputeti të LSDM-së, se “kryeministri Rama nuk eshte i lumtur me sjelljen e Nikola Gruevskit dhe Zoran Zaevit ndaj shqiptareve ne Maqedoni”. Mbetet dilemë nese kjo sjellje e Zaev-Shekerinska (nga LSDM-ja) ishte edhe shkaku per anulimin demonstrativ te vizites te kryeministri Edi Rama gjatë muajit mars të këtij vitit në Shkup, gjate te cilit ai planifikonte mes tjerash, edhe takime me LSDM-së, por edhe sektorin vendor civil.