Zaev sot përcaktohet nëse në Qeveri do të merr Besën apo RDK-në!

Që nga formimi i Qeverisë së Maqedonisë, kryeministri Zoran Zaev kishte këmbëngulur që Lëvizja BESA të jetë pjesë e Qeverisë. Burime të portalit Sakte.net bëjnë të ditur se kundër kësaj ideje ishte partneri i koalicionit qeverisës, Ali Ahmeti me pretendimin se Lëvizja BESA së shpejti do të ndahet në dy grupe.

Strategjia e BDI’së që rivalët politik t’i shpartallojnë përbrenda ka funksionuar suksesshëm deri më tani thuajse me të gjitha partitë opozitare shqiptare prej të cilave nga një janë bë dy që në fund debati i brendshëm të përqendrohet në të drejtën e emrit dhe vulës së partisë.

Takimi i sotshëm midis Zoran Zaev dhe Afrim Gashit i cili udhëheq me një pjesë të Lëvizjes BESA pjesë e së cilës janë 3 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë, Nexhmedin Kahremani, Rexhep Memedi dhe vetë kryetari Afrim Gashi, ndër të tjera pritet të përqendrohet edhe në mundësinë e hyrjes së Lëvizjes BESA në Qeveri.

Vetë Gashi nuk kishte përjashtuar një mundësi të tillë në paraqitjet mediatike. Nëse një skenar i tillë realizohet, mbetet të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajë krahu tjetër i Besës, i cili në Kuvendin e Maqedonisë përfaqësohet nga dy kuadro të RDK-së, Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli. /Sakte.net