Zaev-Tsipras: Duam zgjidhje për çështjen e emrit, një emër të pranueshëm për të dyja palët

Në konferencën e përbashkët për shtyp të kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras u shpallën detaje nga takimi në lidhje me propozimet e ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz në takimin në New York, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri grek, Alexis Tsipras tha se pala greke si një forcë e përgjegjësisë dhe stabilitetit në rajon dhe për këtë shkak kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në drejtim të zgjidhjes së çështjen së emrit me pragmatizëm.

“Jam i vetëdijshëm se qytetarët e të dyja vendeve nga ndjekin, disa me skepticizëm, disa me shpresë të vërtetë dhe unë dua t’i siguroj se ne duam t’i tejkalojmë dallimet tona me pragmatizëm dhe ndjenjë të përgjegjësisë”, tha Tsipras.

“Ne duam që të tejkalohet kjo mosmarrëveshje mes dy shteteve tona që zgjat më shumë se 25 vite, duam të jemi partnerë të barabartë në BE dhe anëtarë besnik të NATO-s. Për të dëshmuar vullnetin tonë të mirë dhe dëshirën për zgjidhje të këtij kontesti, para jush deklaroj se emri i ri i autostradës do të jetë “Miqësia”, tha kryeministri Zaev.

Zaev tha se detyra e negociatave kalon te Ministrat për Punë të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, të cilët do të mundohen të bëjnë çka është e mundur për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.