Zafir Berisha: Hashim Thaçi të shpallet tradhtar i vendit me rezolutë

E enjte, 27 Tetor 2016 – Sakte.net

Zafir Berisha, deputet i Nismës për Kosovën konsideron se debati i sotëm në Kuvend rreth vlerave të luftës së UÇK-së është i kotë.

Ai ka fajësuar deputet e Kuvendit të Kosovës se kanë nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare për t’I gjykuar djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai madje tha, se aty ndodhen deputetë të cilët duan t’i shesin mend nënës së vëllezërve Demaku, për të cilët Gjykata e Apelit shpalli aktvendimin për dënim me burg.

“Kjo legjislaturë nuk ka moral me fol për UÇK-në, së paku mendja me i shku nuk ka të drejtë. Është kjo legjislaturë e cila ka nxjerrë ligje e vendime për me e luftuar UÇK-në në dhe luftën e drejtë të çlirimtarëve. E tash ne me dalë këtu e me shit mend para nënës së vëllezërve Demaku nuk është e drejtë”, citon kp të ketë thënë Berisha.

Ai tha se përgjegjës për devalvimin e luftës çlirimtare është presidenti Hashim Thaçi. Madje ai kërkoi që përmes rezolutës Thaçi të shpallet tradhtar i vendit

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme