Zanfina Ismaili flet për herë të parë për lidhjen 11 vjeçare me Faton Shoshin

Zanfina Ismaili rrallëherë është hapur para publikut për jetën e saj private.


Këtë herë ajo ka folur për lidhjen e saj të dashurisë me Faton Shoshin, menaxherin e Ledri Vuës, lidhje kjo e cila ka zgjatur më shumë se një dekadë.

“Ka zgjatur 11 vite e gjysmë. Edhe në dashuri çdo fillim është i mirë, dhe çdo fund është i hidhur. Kur i vjen fundi gjërave në lidhje, si dashuria, besimi apo diçka e ngjasme, vjen edhe fundi”, u shpreh Zanfina.

Madje ajo ka treguar se tani nuk kanë kontakte.

“Kur thyhet një gotë, edhe mundohemi ta ndreçim, atëherë nuk bëhet siç ka qenë. Kështu që nuk jam për shoqëri pas lidhjes”, tha këngëtarja për “Mirage”.

Lini Një Koment