Zbardhet dokumenti për zgjedhoren, çfarë thuhet për qeverinë tranzitore e ndryshimin e sistemit

Është zbardhur i plotë dokumenti i firmosur nga katër palët që morën pjesë në Këshillin Politik dhe përmes negocimit të ambasadorëve, arritën këtë mbrëmje të së premtes të firmosin një marrëveshje në letër.

Në dokumentin e shkruar në anglisht janë në total 14 pika mbi të cilat këshilli politik ka rënë dakord, duke filluar nga futja e teknologjisë për identifikimin biometrik të zgjedhësve, që sipas dokumentit, do të implementohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në sa më shumë qendra të mundet. Pritet që të jetë një ekspertizë ndërkombëtare e mbështetur nga CEC (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve).

Më tutje saktësohen në detaje sesi do të riformulohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili pritet që të ketë në përmbërje edhe një zv.komisioner të zgjedhur nga opozita dhe që ka përgjegjësi të plotë mbi implementimin e identifikimit biometrik të zgjedhësve.

Kujtojmë se palët kanë rënë dakord që komisionet e numërimit dhe votimit të mos ndryshojnë për të paktën dy zgjedhjet e ardhshme (ato parlamentare të vitit ’21 dhe zgjedhoret e radhës), fakt që kujdeset ta vërë në dukje dhe dokumenti, në të cilin jepen dhe propozimet për mënyrën sesi këto struktura do të ndryshojnë pas këtyre zgjedhjeve.

Në fund të dokumentit po ashtu flitet edhe për qeverinë tranzitore (kërkesë e opoziës) dhe për kërkesën e Rudina Hadjarit mbi ndryshimin e sistemit.

“Propozimi për qeveri tranzitore apo kryetar tranzitor të policisë nuk janë kusht për aprovimin e sa më sipër. Nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit.”-shkruhet ne dokument.

DOKUMENTI NË SHQIP dhe më poshtë në formatin origjinal (në anglisht)

Identifikimi elektronik: ODIHR rekomandon futjen graduale dhe ka sugjeruar në komentet për Këshillin se çdo tranzicion drejt identifikimit elektronik, votimit apo numërimit, duhet te nise me një program pilot që përbëhet nga jo më shume se 20 % e votuesve të sugjeruar nga Këshilli. Gjithsesi palët zotohen te mbështesin implementimin e identifikimit elektronik të 100 % të votuesve ne zgjedhjet e ardhme, nëse është teknikisht i arritshëm. Kjo mundësi do të përcaktohet nga ekspertiza ndërkombëtare e mbështetur nga CEC. Qeveria e Shqipërisë garanton fondet në kohë për zbatimin, aq sa është i mundshëm.

CEC do të ketë një zv. komisioner që do të drejtojë përcaktimin e mundësisë për identifikimin biometrik të votuesve. Zv. komisioneri do të ketë përgjegjësi të përbashkët e të barabartë me kryetarin për zgjedhjen, monitorimin dhe zbatimin e identifikimit biometrik të votuesve. Zëvendësi do të monitorojë, mbikëqyrë rekrutimin e trajnimin e komisionerëve, i ndihmuar nga një ekspert ndërkombëtar. Një tjetër ekspert ndërkombëtar do të mbështesë CEC në trajnimin për procedurën.

Struktura e CEC do të përbëhet nga pesë anëtarët e rregullt, apeli nga pesë anëtarë, një zyrtar ekzekutiv dhe një zv. ekzekutiv. Anëtarët do të pranohen sipas raportit maxhorancë-minorancë në trupat e rregullt dhe ato të apelit. Komisioneri shtetëror do të zgjidhet me anë të konsultimeve.

Grupet e numërimit: Dy grupe zyrtarësh jo-politikë, një prej të cilëve numëron dhe tjetri asiston dhe ndërrojnë rolet me çdo kuti votimi. Anëtarët e tjerë do të jenë ose dy monitorues një nga pushteti e një nga opozita , ose një monitorues nga secila prej katër partive kryesore parlamentare nga zgjedhjet e 2017.

Qendrat e votimit: Dy anëtarë të komisionit me të drejta të kufizuara për monitorim dhe kontestim te drejte (titulli i sakte ende i papercaktuar) nga pushteti dhe opozita, dhe tre te emëruar me lotari nga CEC, e cila do të veprojë si kryetare në marrjen e vendimeve. Dy të tjerë do të shërbejnë si asistente, pa të drejtë vote.

 ZEZ do të jetë strukturë e njëjtë si qendra e votimit

 Kolegji elektoral do të zgjidhet nga gjykatësit që kanë kaluar procesin e vetingut.

 Procesi i Apelit: Kolegji Elektoral që dëgjon apelimet mbetet i pandryshuar (degjon apelimet që nuk nisin në Gjykatën Kushtetuese)

 Depolitizimi: Nuk do të ketë ndryshime në adminsitratën elektorale për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare e lokale) Punonjësit e sektorit publik mund të jenë pjesë e adminsitratës elektorale të zgjedhjeve duke nisur nga zgjedhjet e pritura. Reforma në vijim e adminsitratës në Shqipëri do të përforcojë fokusimin e saj në depolitizimin e shërbimit publik.

Përshtatja: Të gjitha propozimet do të hartohen në amendamente ligjore që do të rivlerësohen e kontrollohen nga Këshilli Politik, në mënyrë që  të reflektojnë marveshjen PARA se ajo të kalojë në Parlament dhe PA ndryshime apo amendamente të tjera. Në rast të korrektimeve teknike të propozuara, ato duhet të aprovohen nga Këshilli Politik, Para votimit.

Masa shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë me mirëbesim për të arritur zgjhdhje të pranueshme dhe rekomandimet e ODIHR në lidhje me: blerjen e votës, presionin ndaj voruesve dhe adminsitratës, keqpërdorimin e adminsitratës, bashkëpunimin me grupet kriminale, lirinë apo fshehtësinë e votës  apo manipulimin e rezultateve

Pikat e 1,2,3 7,8,9, 10 e 11 dhe shënimet më poshtë hyjnë në fuqi për zgjedhjet e pritura parlamentare e lokale. Pikat 4,5,6, hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare e lokale.

Shënim:

Propozimi për qeveri tranzitore apo kryetar tranzitor të policisë nuk janë kusht për aprovimin e sa më sipër. Nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme