Zbulohen emrat e pesë grabitësve të arrestuar nga njësitë elite të Policisë

Policia e Kosovës i ka arrestuar dje pesë persona të dyshuar për plaçkitje të ndryshme. Arrestimi i tyre është bërë nga njësia elite NJSI dhe NJSO në fshatin Trudë të Prishtinës.
Indeksonline ka mësuar emrat e pesë të arrestuarve: Azem Haliti (1982), Lulzim Shala (1997), Xhevat Shala (1968), Fitim Cakolli (1990) dhe Flamur Grisholli (1976).

Po ashtu, një i dyshuar tjetër është fshehur dhe po kërkohet nga Policia.

Ndaj të dyshuarve pritet që gjatë ditës së sotme t}u caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Aksioni policor ka qenë i suksesshëm në koordinim me prokurorinë e Shtetit rreth arrestimit të një grupi mjaft të rrezikshëm, i cili ka operuar duke grabitur në shumë pjesë të Kosovës. Hetimet për këtë rast do të vazhdojnë me procedurat e mëtutjeshme”, ka thënë prokurori Berisha për Indeksonline.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme