Zbulohet baza e prostitucionit në Tiranë, kryhej në qendra estetike

Pas një operacioni të policisë janë zbuluar disa  baza prostitucioni, të cilat funksiononin në disa qendra estetike në Tiranë.

Operacioni është zhvilluar nga Policia e Tiranës, e cila pas hetimeve intensive, ka goditur disa qendra relaksi të cilat dyshohen se përdoreshin për prostitucion.

Nga ky aksion, janë arrestuar 3 persona ku ndaj tyre rëndon akuza për “shfrytëzim prostitucioni”. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të të gjithë rrjetit.

“Finalizohet pas 7 muajsh hetimi, operacioni policor i koduar “Extra Service”.Në pranga 3 administratore qendrash masazhi për veprat penale të “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, si dhe 1 u shpall në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ndaluarit janë H.D, 33 vjeç, banues në Tiranë, A.M, 28 vjeçe, banuese në Tiranë dhe  L. Q, 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Lini Një Koment