Zbulohet foto e 24 vjeçarit që masakroi 8 persona në Vlorë, ky është Ridvan Zykaj

Në fshatin Resulaj ku ndodhi tragjedia aktualisht sheh vetëm furgona të blinduar të forcave speciale, shirita të shumtë dhe një heshtje varri.

Ardhja e forcave speciale ne zone

8 persona u vranë me breshëri automatiku ndërsa 6 të tjerë mbetën të plagosur nga një 24 vjeçar me emrin Ridvan Zykaj. I riu është portretizuar në këto foto që mund t’i shihni më poshtë.

24 vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. I riu pasi ka vrarë 8 persona e ka plagosur 6 të tjerë është larguar nga vendngjarja. Ndër viktimat mësohet se ka dhe persona në moshë të vogël. Të vdekurit dhe të plagosurit janë pjesëtarë të dy familjeve të të njëjtit fis me 24 vjeçarin.

I riu aktualisht është fshehur dhe mban me vete armën kallashnikov. Forcat speciale kanë kërkuar që ai të dorëzohet, por deri më tani diçka e tillë nuk ka ndodhur. Nuk përjashtohet mundësia që policia të qëllojë mbi të.

 

Lini Një Koment