Zbulohet ‘kurthi’ që po përdor Anglia për të kapur emigrantët shqiptarë pa letra

Zyrtarët e Emigracionit në Britaninë e Madhe kanë përdorur një truk për të zënë në kurth 35 emigrantë që punonin për rrjetin e restoranteve “Byron Hamburger”.

Ata u thirrën nga pronarët me pretendimin se do të trajnoheshin, por u gjendën përballë punonjësve të emigracionit të cilët i morën në pyetje.

Nga se raportohet nga mediat britanike, mes 35 emigrantëve ndodhen dhe shumë shqiptarë, disa të tjerë janë nga Brazili, Nepali dhe Egjipt.

Pasi lajmi u publikua në media, ishin të shumta kritikat që mori restoranti për këtë gjest ndaj punonjësve të saj, madje është bërë thirrje që restoranti të bojkotohet nga njerëzit.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë