Zbulohet në Brazil fabrika që prodhonte Ferrari dhe Lamborghini false

Mbyllet një fabrike e cila prodhonte modele false të makinave luksoze si Ferrari dhe Lamborghini.

Aksioni është ndërmarrë në Brazil, në shtetin Santa Katarina, në jug të vendit.

Dy pronarët e fabrikës, babë e birë janë arrestuar nga forcat e policisë.

Ata ndërtonin modele false të makinave të kompanive të famshme Ferrari dhe Lamborghini dhe i shisnin në rrjetet sociale për çmimet nga 42-60 mijë euro, mesatarisht 5-fish më pak sesa çmimi real në treg, i makinave të vërteta të këtyre kompanive të famshme.

Policia sekuestroi disa pjesë makinash, të cilët po përdoreshin për të ndërtuar Ferrari dhe Lamborghini të “rremë”.

Aq false ishin makinat që ndërroheshin saqë njërës prej tyre po i vendosej një motor i një makine “Chevrolet Omega”, deklaroi Angelo Fragelli, përgjegjës I hetimeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme