Zbulohet turisti i parë që do të shkojë në Hënë

Kompania SpaceX e Elon Musk ka zbuluar se kush do jetë pasagjeri i parë që do të shkojë në Hënë.

Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa, 42 vjeç tha se ka zgjedhur që të shkojë në Hënë.

Tajkuni i modës pritet që të udhëtojë me raketën Big Falcon.

Misioni është planifikuar për në vitin 2023. Ky është misioni i parë që prej uljes së njerëzve në Hënë në vitin 1972.

Kompania thotë se ky fluturim është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së aksesit për njerëzit që ëndërrojnë të udhëtojnë në hapësirë.

Vetëm 24 njerëz e kanë vizituar Hënën deri më tani- të gjithë amerikanë. Disa nga misionet Apollo thjesht kanë bërë orbitën e Hënës, si në rastin në fjalë.

Raketa nuk është ndërtuar akoma, por Musk është besimplotë se gjithçka do jetë gati në kohë.

hena

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme