Zëdhënësi i BESËS – BDI’së: Urime 15 vjetori i Marrëveshjes së turpit

Zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu në rrjetin e tij social, me rastin e 15 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohriht, ka përkujtuar disa prej ngjarjeve më të dëmshme që iu ndodhën shqiptarëve të Maqedonisë prej kohës së nëshkrimit të kësaj marrëveshjejeve.

Ja postimi i plotë:

Sot qenka 15-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit. Dhe, përsëri pushteti thotë se ajo ka sjellë sukses në ndërtimin e Maqedonisë kohezive, ndërsa qytetari pyet tashmë zëshëm se çka ishte ajo Marrëveshje e Ohrit. Aktivistët e partive në pushtet do ta mbajnë mend për shkak të terrorit psikik që ua bëjmë shefat pasi që ua kanë gjetur një punë për t’i skllavëruar, ndërsa shqiptarët e Maqedonisë, në përgjithësi, do ta mbajnë mend si marrëveshje që u pagua me gjak, ndërsa na solli në mesin tonë mafiozë, njerëz që brenda nate u bënë milionerë dhe zhvatës që e nëpërkëmbën frymën e MO-së: barazinë, drejtësinë dhe demokracinë.
Shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen vetëm sepse janë shqiptarë dhe për këtë keni shembull që nga Kumanova, Hasanbegu e deri në sheshin e Shkupit 2014.
Shqiptarët vazhdojnë të vuajnë burgjeve përjetë për faje që ua kanë shpifur dhe për këtë e keni rastin e papërfunduar Sopot, rastin e dhimbshëm Monstra etj.
Dhe, shqiptarët fshihen nga listat zgjedhore dhe u merret e drejta për të votuar, edhe pse ashtu shkelet Kushtetuta.
Ky është rezultati i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit në 15-vjetorin e nënshkrimit të saj dhe rezultati i ndërtimit të Maqedonisë së re në 12-vjetorin e datës kur duhej të përfundonte zbatimi i saj.
Ata që e nëshkruan atë, e vranë, e varrosën dhe bënë dasmë mbi varrin e saj.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë