Zëdhënësi i LR-PDSH-së: Të hiqen nga lista Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi

Zëdhënësi i LR-PDSH-së, Elmir Sejfullai ka reaguar për Marrëveshjen e re të katër partive politike, dhe ndërkohë ai ka kërkuar që përmes një shkrimi në Facebook, që nga lista të hiqen Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

“Në kushtetutën e Maqedonisë, neni 22 shkruan: “Të drejt zgjedhjeje (të votojë), nuk kanë personat të cilëve u është hequr aftësia e veprimit”.
Po pra, shumë lehtë. Te shqiptarët duhen hequr vetëm dy votues, sepse vetëm dy personave u është HEQUR AFTËSIA E VEPRIMIT, pra ato janë Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.
Këtë e kanë dëshmuar edhe së fundmi, kur me marrveshjen që PËRZHITI, i hoqën shqiptarët që punojn jashtë këtij lloj shteti.
Andaj, apeloj deri te KQZ, leni të tjerët të votojnë. Ndaloni këto dy të lartpërmendurit se na morrën në qafë…Dhe në rregull jemi…”.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë