Zejdi – maqedonasve: Tash do ta shihni kush është BESA dhe sa do guxoni t’i përbuzni shqiptarët

BDI nguron të shkojë në emisione…

Mbrëmë në emisionin Click Plus të TV21 – M, kanë qenë të ftuar përfaqësues të Lëvizjes BESA, Skender Rexhpi – Zejd, dhe nga opozita maqedonase.

Siç merr vesh Almakos në këtë emision të ftuar kanë qenë edhe përfaqësues të pozitës e opozitës pjesëmarrëse në Marrëveshjen e Përzhinos, por kanë nguruar të shkojnë.

Rexhepi – Zejd i Lëvizjes BESA kryesisht ka folur për listën e kontenstuar zgjedhore, ku sipas tij mbi 90 % e të kontestuarve janë shqiptarë, me çka duket tejet absurde kjo situatë, kur dihej se më herët flitej për mbi 200 mijë votues fiktiv, kurse tani del se problem paskan qenë 3o mijë votuesit real shqiptar.

“Për Lëvizjen BESA pushimet kanë mbaruar. Gjithë kapacitetet dhe potencialet kadrovike janë angazhuar që këtyre votuesve që afro 90% janë shqiptarë, t’ju rikthehet e drejta elementare e votës e garantuar me Kushtetutë. Në ditët në vijim do vazhdohet me agjenda dhe aktivitete të ngjeshura që kanë për qëllim sensibilizimi dhe informimin e qytetarëve mbi këtë përbuzje dhe mohim të drejte që u bëhet nga këto lider nënshkrues të ketyre një, dy, tre apo edhe shumë marrëveshjeve”, – ka deklaruar ndër të tjera Skender Rexhepi – Zejdi, anëtar i Kryesisë Qendrorë të Lëvizjes BESA.

Tutje Rexhepi ka thënë “Për mirëqenie të këtij shtetit, në këto marrëveshje deri tani, duheshte të kërkohej krijimi i Gjykatës Speciale e cila do lehtësonte punën e Prokurorisë Speciale, duheshte të kërkohet zbardhje e rasteve të montuara politike prej Sopotit deri te Monstra dhe Lagjes së Trimave, duheshte të shqyrtohen buxhetet shtetërore që janë keqpërdorur për investime selektive dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve, ku para së gjithash nëse do realizohej regjistrimi i popullatës ne sot këtu nuk do kishim debatuar për këto lista”.

Shikojeni videon nga ky debat:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme