Zeka i BESËS nuk e honeps LSDM-në

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook ka shtruar pyetjen, nëse ka mbetur ndonjë njeri racional në këtë shtet apo VMRO dhe LSDM po bëhen përfundimisht dy anët e një medalje dhe po ia varin këtij shteti në qafë atë në shenjë të dështimit final?

Kjo nuk është hera e parë që Ibrahimi sulmon LSDM-në.  Kohë më parë ndaj deklarimeve të liderit opozitar maqedonas, Zoran Zaev, nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi lidhur me  deklaratën e Zaev i cili ka cilësuar votën pro të Maqedonisë për Kosovën në UNESCO si të kotë dhe që ka ndikuar në prishjen e miqësinë me Sërbinë, Ibrahimi i BESËS kishte thënë se Zaev po bën kalkulime të gabuara.

Ja dhe postimi i tij i plotë:

Pas asaj që u bë me listën zgjedhore dhe pas kësaj deklarate të këtij funksionari të LDSM-së, vërtet ka ardhur koha të pyetemi a ka mbetur ndonjë njeri racional në këtë shtet apo VMRO e LSDM përfundimisht po bëhen dy anët e një medalje dhe po ia varin këtij shteti në qafë atë në shenjë të dështimit final?
Kjo i ngjan asaj se, sipas prindërve të tij ideologjikë, ka “добри Албанци”, si Ali Ahmeti, dhe “лоши Шиптари”, siç jemi ne shqiptarët e diskriminuar në këtë vend. Një retorikë e njohur kjo, kur Sinan Hasani ishte “поштен Албанец”, ndërsa Adem Demaçi ishte “лош Шиптар”. Dhe, e dini cili ishte epilogu i atij shteti…
Nëse ky është edhe qëndrimi i LSDM-së ndaj shqiptarëve, sepse VMRO-ja e dimë qëmoti se kë e ka shpallur Hero të Maqedonizmës, atëherë 8 Shtatori i ardhshëm mund të jetë një datë e mirë për ta shënuar perëndimin e të gjitha shpresave për një shtet demokratik, të barabartë dhe të drejtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme