Zeka kapet edhe me Billal Sherifin: Ai si në LPK e si PDK, jeton me intrega

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka ka vlerësuar se shefi i deputetëve të partisë, Bilall Sherifi jeton me intriga.

Zeka në T7 bëri të ditur se nuk flet me Bilall Sherifin.

“Komunikoj me kryetarin e partisë. Jakup Krasniqi e ka me mu, me të shtimen e Billall Sherifit. Bilalli gjithë ka jetu qështu edhe në LPK, edhe në PDK me intriga”, ka thënë Zeka.

Ai tutje deklaroi se do të vazhdojë të qëndrojë në Nisma. Ka vlerësuar se në partitë e tjera ka përçarje edhe më të mëdha.

“Do të qëndroj në nisma. Partitë e tjera duke nis nga LDK e VV, janë 1 milionë më të përqame se Nisma. Jam ndier i fyer nga deklarata e Jakup Krasniqit, megjithatë unë e ruaj respektin deri në fund të jetës”, përfundoi Milaim Zeka.

Lini Një Koment