Zeka: Thaçi bëri një veprim të mençur me kërkim faljen për komunikatën nr.59

Deputeti dhe ish gazetari Milaim Zeka, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, e ka komentuar kërkim faljen e presidentit Thaçi ndaj familjes Geci, për komunikatën nr. 59.

Zeka për “Bota sot” tha se, presidenti Thaçi ka bërë një veprim të mirë dhe burrëror. Ai thotë se krenohet me familjen Geci, të cilët kanë qenë gjithmonë në shërbim të atdheut.

“Unë mendojë që presidenti Thaçi e ka bërë një veprim të mirë dhe burrëror. Gani Gecin dhe familjen e tij i njohe qysh si fëmijë, pasi që nëna ime ka qenë nga Llausha. Jo vetëm me këtë familje, por me të gjithë dajtë e mi krenohem, të cilët gjithmonë kanë qenë në shërbim të Atdheut”, ka thënë Zeka.

Për komunikatën nr. 59, Zeka dyshon se është e shkruar nga spiunë të infiltruar nga UDB-ja, ndërsa thekson se edhe ai vetë do t’i kishte kërkuar falje kujtdo që e ka lënduar.

Ka pasur brenda UÇK-së shume spiunë të infiltruar nga UDB-ja. Këta njerëz kanë bë çmos me bë vëllavrasje në mes shqiptarëve. Komunikata nr.59 për mua mbetet krijesë e segmenteve të UDB-së brenda UÇK-së. Kërkim-falja është burrni, trimëri dhe mençuri. Çdo njeriu në jetë i kisha kërkuar falej nëse e kam lënduar, pa qoftë edhe indirekt”, është shprehur Zeka.

Lini Një Koment