Zenun Pajaziti: Jam i gatshëm të jem kandidat i PDK’së për Komunën e Gjilanit, nëse do kërkohet nga unë (Video)

Zenun Pajaziti nuk e ka mohuar mundësinë që ai të jetë kandidat nga radhë e PDK’së për Komunën e Gjilanit. I ftuar në intervistën “Saktë”, shefi i grupit parlamentar të PDK’së, Zenun Pajaziti, i pyetur nëse në të ardhmen do të jetë kandidat në garën për Komunën e Gjilanit është shprehur se ai do ta jep maksimumin dhe nuk do të kursehet që Partia Demokratike e Kosovës ta rikthejë qeverisjen në Gjilan.

“Nëse do të kërkohej nga unë nga anëtarësia, partia, nga qytetarët dhe nga z.Veseli…. PDK –ja do të rikthehet në qeverisjen në Gjilan dhe për këtë jam shumë i sigurtë, me ose pa Zenun Pajazitin. Unë i sigurojë qytetarët e Gjilanit se nuk do të mungojë kontributi im në asnjë çast për t’ia rikthyer Gjilanit një optimizëm, për zhvillimin, për ta nxjerrë nga ai izolim në të cilin ndodhet prej vitesh”, ka thënë Pajaziti, duke shtuar se është i gatshëm që të jetë kandidat i PDK – së nëse një gjë e tillë do të kërkohej nga ai, pavarësisht se – siç është shprehur ai – PDK ka shumë kuadro që do të mund t’i ofronte si kandidat për kryetar të Gjilanit./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme