‘Zeynep’ e dashuruar kokë e këmbë me aktorin e njohur turk, publikon foton më romantike

Hazal Filiz Kucukkose është një ndër aktoret më të përfolura dhe më të suksesshme turke.

Ajo arriti që me rolet e saj të bëhet e njohur dhe e pëlqyer jo vetëm në publikun turk por edhe më gjerë, përcjell ORAinfo.

Në publikun shqiptar ajo u bë e njohur me rolin e saj të ‘Zeynepit’ në serialin turk ‘Karasevda’

‘Zeynep’ është pjesë e ballinave të shumë revistave turke, e kjo për bukurinë që e posedon.

Ajo është në lidhje me aktorin e njohur turk Tuan Tunali dhe fotot e tyre i shohim në rrjete sociale.

Lini Një Koment