Zgjedhjet e 25 prillit/ Kim Mehmeti: Rama është i dëmshëm për shqiptarinë, jo vetëm për Shqipërinë

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, në programin e tij në SYRI TV, përcolli edhe një mesazh për situatën në Shqipëri.

“Nuk dihet nëse bandat e kontrollojnë politikën apo politika e kontrollon bandat,” tha ai, duke iu referuar situatës së fundit në vend.

“Ne shkatërruam familjen shqiptare. Duke dashur të ngjajmë më të tjerët, harruam se kush jemi. Duke dashur të ngjajmë me të huajt, harruam se jemi vetvetja,” tha Mehmeti.

Në fund, ai përcolli edhe një mesazh për zgjedhjet e 25 prillit.

“Këto zgjedhje nuk kanë të bëjnë me cilën parti do zgjedhin shqiptarët, por nëse shqiptarët do arrijnë të rikthejnë Shqipërinë”.

“Kryeministri do të mbahet mend për talljen me Shqipërinë dhe shqiptarët. Nëse kjo është ajo që duan shqiptarët, atë vullnet e respektoj. Por kurrë nuk do them se ky vullnet është i drejtë”.

“Një kryeministër i tillë është shumë i dëmshëm për shqiptarinë, jo vetëm për Shqipërinë”.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme