Zhegra me manifestim për ditëlindjen e Agim Ramadanit

Zhegra e Gjilanit ka nderuar me një numër të madh qytetarësh, komandantin Agim Ramadani në manifestimin tradicional kulturor, “Ditët e Agimit” që është mbajtur në ditën e lindjes së tij.

Nga vendlindja, vepra e tij është çmuar lart, duke u konsideruar se ai është simbol i lirisë së Kosovës. Pjesë e këtij manifestimi ishte dhe ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, i cili duke folur për kontributin e Agim Ramadanit, tha se ai ishte njëri ndër ushtarakët më të mirë të Kosovës dhe se suksesi i Betejës së Koshares është i lidhur ngushtë me Agim Ramadanit.

Mes tjerash, ministri foli dhe për rëndësinë e Betejës se Koshares, që siç tha ai, gjithë ajo luftë heroike ka bërë që të kapitullojë Serbia.

“Me plot përgjegjësi po iu them se një prej katër faktorëve që e detyruan Sllobodan Millosheviqin të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit janë edhe humbjet dhe suksesi i Betejës së Kosharës. Suksesi i Agim Ramadanit, suksesi i këtyre djemve e shumë djemve tjerë që nuk janë në mesin tonë dhe kanë marrë pjesë në suksesin e Koshares”, tha ai, raporton Ksp.

Me emocione të mëdha, gruaja e Agim Ramadanit, Shukrie Ramadani tha se Agimi çdo maj vjen në Zhegër.

“Po vazhdojmë të festojmë një jetë tjetër të Agimit. Për 20 vite me radhë nën moton e tij që thoshte ‘do të kthehem, por do të kthehem ndryshe’. Agimi vjen në çdo maj këtu. Është bashkë me ne, është shpirti i tij është liria në të cilën është Agimi, Saliu, Abazi, Xhemajli dhe shumë trima të luftës tonë çlirimtare që ranë për atdheun. Andaj sot bashkë me ju i them Agimit, urime ditëlindja, ti na solle lirinë”, tha ajo.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Gjilan, Shpresa Kurteshi-Emini, u shpreh se Agim Ramadani është simbol i lirisë në Kosovë.

“Agim Ramadani është simboli i lirisë, simboli i paqes të cilën po e gëzojmë sot. Jo rastësisht, po të tillë e bën vepra e tij madhështore të cilën e la përmes armës, poezisë dhe penës”, tha Ramadani.

Në mesin e shumë qytetarëve, pjesë e këtij manifestimi ishin dhe deputetë dhe kryetarë të ndryshëm komunash.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme