Zoran Gjingjiq parashikonte skenarin e ndarjes së Kosovës. Hashim Thaçin e shihte politikanin me të cilin mund të merrej vesh!

Ish kryeministri serb, Zoran Gjingjiq i cili ishte vrarë më 2003, në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës, ndër të tjera kishte parashikuar edhe ndarjen e Kosovës, ndonëse sipas tij, ky skenar nuk ishte i duhuri.

Madje, ai konsideronte që ky skenar do të ishte tepër i rrezikshëm për rajonin.

Ai kishte theksuar se Hashim Thaçi, është politikani më serioz, me të cilin do të mund të bisedonin për çështjen e Kosovës.

Gazeta Blic ja u sjell të plotë këtë intervistë dhënë më 7 shkurt 2003, pak javë para se të vritej:

1. Zoti kryeministër, kohët e fundit jeni në ofensivë me disa kërkesa për
zgjidhjen e problemit të Kosovës. Është miratuar edhe Karta kushtetuese e Bashkësisë Serbia Mali i Zi, ku Kosova trajtohet si pjesë e Serbisë, për çka nuk janë pyetur shqiptarët. A mund të thoni se çka është qëllimi i këtyre nismave, si i komentoni reagimet e qarqeve ndërkombëtare e shqiptare, dhe si e shihni ju zgjidhjen e statusit të Kosovës?

Z. Gjingjiq: Mendoj se pas gati katër vjetësh qysh se bashkësia ndërkombëtare i ka marrë të gjitha kompetencat në Kosovë, është koha që të shtrohet çështja e ndojnë zgjidhjeje të qëndrueshme, por gjithësesi nuk është herët për tu shqyrtaur opcionet dhe të shihen pasojat e tyre. Për mendimin tim zgjidhje afatgjate mund të jetë vetëm ajo që i respekton interesat e të gjitha palëve, me këtë rast të Beogradit dhe të Prishtinës. Ne, kohë të gjatë kemi pasur zgjidhje të mangeta sepse janë respetkuar vetëm interesat e atëherëshme të Beogradit, dhe kjo ka prodhuar pasoja negative.

Por nëse tani themi, se duhet respektuar vetëm interesat e Prishtinës, frikësohem se kjo gjithashtu mund të prodhojë pasoja që nuk do të jen të mira as për rajonin ton as për situatën në vendet fqinje. Prandaj, kërkesa ime kryesore është që diapgu të vendoset dhe askush nuk duhet të frikësohet nga kjo, edhe pse të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare po thon se kjo nuk është temë e përshtatshme. Mirëpo i Bashkëbiseduesve të mi në Londër, Bon apo gjetkë u kamë thënë se situata nuk është e qëndrueshem, por si e mendoni ju se do të duket kjo pas 5-6 vjetësh… Kam përshtypje se njerëzit për këtë nuk po duan të mendojnë dhe po shpresojnë se zhvillimet engjarrjeve do të sjellin ndojnë zgjidhje të mirë.
Por çka po ndodh tash në Kosovë. Bashkësia ndërkombëtare kompetencat e veta ka filluar ti bart në strukturat vendore, dhe ato jo vetëm që po ushtrohen në emër të bashkësisë ndërkombëtare, por gradualisht po përvetësohen.

Dhe brenda një kohe të shkurtër do të rrumbullaksohet sovraniteti i Kosovës si një shtet faktikisht i pavarur. Atëherë do të shtrohet çështja e bashkekzistencës së Kosovës së pavarur dhe e Serbisë së pavarur, dhe do të kemi dy sisteme të pavarura para të cilëve do të shtrohen kërkesat për harmonizim. Kjo për Serbinë dhe mua, që e kam dhënë betimin se do ti mbrojë interesat e shtetit, është e papraneushme për dy shkaqe: që Rezoluta 1244 praktikisht po anashkalohet me faktin që ndërkohë edhe po prejudikohet statusi përfundimtar, dhe së dyti që do të vëhemi para faktit të kryer i cili Serbinë e bënë peng të një Kosove të tillë. Dhe së fundi unë nuk shoh se si mund ti harmonizojmë shpejtë ato dy sisteme, e kjo edhe për sqhiptartë e Kosovës kjo nuk është zgjidhje e mirë, sepse edhe ata do të bëhën pengj të Serbisë.

Pra nisma ime ka për qëllim që të animojë bashkësinë ndërkombëtare që edhe ajo të mendohet se si duhet të duket ky rajon për dhjetë vjet dhe gradualisht të fillojmë bisedimet në këtë temë. Unë kam ide të caktuara por për fillim po kërkojë të hapen syt të mos heshtet problemi, sepse me heshtje askush nuk fiton asgjë.

2. Ju that se Serbia vazhdon të jetë peng i Kosovës, mirëpo edhe serbët e atjeshem janë pengj të polikës së Beogradit. Pse pushtetarët e tashem demokratik serb nuk e bejnë një shkëputje nga politika dhe praktika e regjimeve të mëparshme serbe sa i përketë statusit të Kosovës, kur rreth 99 përqind të shqiptarëve nuk duan të jetojnë nën sundimin e Beogradit?

– Z. Gjingjiq: Nëse pyesim se çka nënkupton 99 përqind të serbëve apo kroatëve në Bosjnë, të maqenonëve apo shqiptarëve në Maqedoni, apo diku tjetër dhe nëse kjo bëhet parim kujtoj se do të kemi tronditje të mëdha. Mendoj se duhet ti pyesim edhe serbët në Serbi edhe shqiptarët në Kosovë, dhe të themi se edhe njëra palë edhe tjetra janë 99 përqind për ndonjë zgjidhje që bukur shumë është e njëanshme, nga aspekti i tyre legjitim, por nga ana e kompriomisit jo mirë sa duhet. Kur ka filluar kriza në Bosnjë atje kanë jetuar 18 përqind kroat, kur u hartuan listat e votuesev serb për zgjedhjet parlamentare në Kosovë u kosntatua se në Kosovë ka 18 zgjedhës serb. Por me kët rast serbët janë konsiedruar vetëm si një pakicë kombëtare e cila duhet të marrë pjesë në disa institucione pa krrfarë të drjte kolektive.

Kurse për kroatët në Bosnjë janë definuar të drejtat e caktuara kolektive, jo për tu shkëputur, por të respektohen si bashkësi kombëtare me domethënjë konstitutive. Prandaj kur flasim për kompromisin ai duhet të gjendet midis Beogardit e Prishtinës. Unë nuk jam për mbylljen e syve para realitetit dhe të them se Kosova është krahinë në Serbi. Kjo që shkruan ashtu në Kartën kushtetuese është përshkrim i një gjendjeje legale, dhe thuhet në përputhje me Rezolutën 1244 të KS.

Me këtë jan hapur dyert për definimin e këtij raporti që duhet të sjellë disa elemente të rinj, e jo kthim në gjendje të mëparshme. Par ideja ime është që çështjen e statusit apo të sovranmitetit ta zgjidhim përkohësisht në funksion të integrimeve evropiane ku për nga definicioni do të jemi rajone, dhe ku çështja e sovranitetit shtrohet krejtë ndryshe. Nëse këtë shans e humbim për shkak të sovranitetit klasik atëherë kjo do të na kushtojë të gjithëve në rajon.

3. Sikur bashkësia ndërkombëtare sot tua dorëzonte juve Kosovën, a keni ide si do ta organizojshit jetën atje, dhe me cilin politikan shqiptar do të kishit dashur të bisedoni për statusin e Kosovës?

– Z. Gjingjiq: Mendoj se për mua kjo do është kafshat e madhe. Jo që këtë ta thot bashkësia ndërkombëtare, por sikur të kërkonin nga unë shqiptarët e Kosovës që Berogradi të administrojë Prishtinën, unë do tu kisha thënë faleminderit – JO. Por unë do të kërkoja që të arrijmë një kompromis i cili në Kosovë duhet të jetë i ngjashem me Federatën myslimano-kroate në Bosnjë. Ku edhe bashkësia shqiptare edhe ajo serbe do të kishin statuset e veta dhe të përëpiqen që bashkarisht ta definojnë rregullin në Kosovë. Këtë sistem ne në Serbi do ta pranonim në një status asimetrik që do të ishte më shumë se krahinë, por më pak se shtet i pavarur. Dhe të shohim brenda një kohe të caktuar se a mund kjo të funksionojë me ndihmën e Beogradit e të bashkësisë ndërkombëtare, para se gjithash në kuptimin ekonomik. Pra, kur unë e shtrojë çështjen e statusit të Kosovës po e shtrojë çështjen e statusit të Serbisë. Sepse si mund ta definojë statusin e saj kur nuk e di se cili është territori i saj, si ta definojë trupin elektoral kur atë nuk e di. Prandaj duhet të gjejmë ndonjë zgjidhje që të mund të merremi me çështjet me rëndësi jetike.

Mirëpo, nëse politikanët shqiptar, thon se neve nuk na intereson kurrfarë bashkekzistence, por na intereson ose pavarësia ose hiq, kuptohet se kundër këtij vullenti nuk mund të shkohet. Ne atëherë do të kërkojmë që një konferencë të bëjë përkufizimin dhe ndarjen e caktuar të Kosovës, sepse shumica e serbëve, apo 99 përqind e tyre, nuk duan të jetojnë në një shtet të tillë, dhe këtë duhet ta respektojmë. Pra, kjo është zgjidhja e fundit që nuk e don as bota, ndoshta as ne, por nëse nuk ka zgjidhje tjetër, atëherë më mirë edhe kështu se sa një kërcënim vazhdimisht i hapur që na merr energjinë.

Për këtë duhet biseduar me ata politikan që mund të zbatojnë atë për të cilën merremi vesh. Për momentin ai është zoti Thaçi i cili ka parti të fortë, fuqi dhe vullnet. Sepse nuk ia vlen të bisdedojmë me organizatat joqeveritare, ose me shqiptarët me orientim kosmopolit, sikur që nuk ju konvenon atyre të bisedojnë me ndonjë serb i cili thot se do të jetojë në Kosovë pavarësisht se çka do të ndodh. Pra duhet të arrijmë marrëveshje në Beograd dhe Prishtinë me ata që mund të qëndrojnë prapa ndonjë vendimi, të cilët janë në gjendje të përballojnë edhe kritikën e opinjonit në të mirë të ardhmërisë.

Sepse në Serbi më leht është të thuhet – “Kosova është zemra e Serbisë”, “Kosovën nuk e japim kurr”, “ajo me çdo çmim do të mbetet jona, dhe përkohësisht është e pushtuar”, dhe në bazë të kësaj të fitohet shumica. Edhe politikantë shqiptar në Kosovë më lehtë do të fitonin mbështetje nëse thon ne “jemi të pavarur”, “neve nuk na intereson Beogradi”, “ne do të bejmë negociata me Uashingtonin”. Kujtoj se kjo nuk është përspektivë. Neve në Kosovë na duhen politikanë që mendojnë në mënyrë strategjike, që do të kuptojnë se marrëveshja me Beogradin është ai element që i leaglizon edhe ata. Pra më mirë të bëhen kompromise për legalizimin e gjendjes, se sa të kërkohet maksimumi e gjendja të mbetet e pandryshuar. Nëse brenda dhjetë viteve të ardhshme nuk ia dalim të inkaudrohemi në Bashkimin evropian, kjo do të jetë disfata më e madhe për të gjithë politikanët në këto hapsira.

4. Zoti kryeministër a jeni ju të gatshem si politikan pragmatik, që shqiptarëve tu kërkoni falje për të këqijat që ua kanë bërë regjimet e mëhershme serbe gjatë gadi një shekulli të kaluar. Dhe sa janë mundësitë për arritjen e një pajtimi historik midis shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve, ashtu siç kanë bërë gjermanët e françezët?

-Z.Gjingjiq: Kujtoj se gadishmëria ekziston, dhe natyrisht se jam i gatshem të shrpeh keqardhje të madhe për viktimat e shumta që kanë përjetuar shjumë njerëz, dhe për mua kjo nu është e vështirë. Sepse edhe unë me familjen time bejmë pjesë midis atyre që kanë pësuar, dhe e di se çka do të thot të jesh qytetar i rendit të dytë në vendin tënd. Mirëpo e kaluara është e tillë çfarë është dhe tani, ne si gjeneratë që nuk jemi të ngarkuar me atë fajsi duhet ta tërheqim linjen, të bëhemi faktor kompromisi i cili do të kënaqte të gjitha palët. Këtu nënkuptojë qëlimet më të larta siç është modernizimi i shoqërive tona, avancimi i ekonomive, i jetës së njerëzve të zakonshem, dhe jam i bindur se ky është ai motiv që mund të na bashkojë.
Sa i përektë pyetjes së a munden serbët e shqiptartë të arrijnë ndojnë pajtim historik kujtoj se kjo nuk ka shans. Por ka mundësi që të arrijnë marrëveshjen për të mbërritur bashk në cakun e caktuar, meqë edhe njëri popull edhe tjetri janë popuj praktik. Tek e fundti serish u dëshmua se në këto hapsira njerëzit edhe pas luftërave të përgjakshme po jetojnë bashk. Prandaj edhe Beogradi e Prishtian duhet të bashkëpunojnë në të kundërtën do të ken dëm nga njëri tjetri. Tek e fundit rruga Prishtinë – Bruksel gjeografikisht çon nëpër Beograd. Dhe nëse kjo rrugë mbyllet rrugët përreth janë më të vështira dhe më të shtrenjta. Pra jam i bindur se kompromisi është i mundshem, se ekstermizmi sjell përkohësisht levëdri, kurse në afat të gjatë i çonë në disfatë të gjitha palët, dhe ne jemi gjenerata që mund të bejmë kompromis, në të kundërtën do të mbajmë përgjegjësi për shansin e lëshuar.

(Intervistën e plotë e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, gazetari Fahri Musliu)

Lini Një Koment