Zuckerberg: Cambridge Analytica keqpërdori edhe të dhënat e mia

Shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, tha se të dhënat e tij kanë pësuar po ashtu në një skandal të privatësisë që ka prekur miliona përdorues të rrjetit soacial.

Zuckerberg i bëri këto komente në ditën e dytë të dëshmisë përpara Senatit amerikan.

Ai po ashtu tha se kompania e tij po shqyrton nëse duhet të marrë masa ose jo kundër Universitetit Cambridge.

Në këtë institucion ka qenë i vendosur hulumtuesi, i cili i ka mbledhur të dhënat e përdoruesve në Facebook dhe i ka shitur te firma e marketingut Cambridge Analytica.

Javëve të fundit është zbuluar se Cambridge Analytica ka pasur qasje në informacionet e profilit të rreth 87 milionë përdoruesve të Facebook-ut.

Cambridge Analytica është e njohur për lidhjet e saj me fushatën e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe pretendon se ka luajtur “një pjesë integrale” në fitoren e Trumpit, përcjell Atsh.

Por, kompania thotë se asnjë nga të dhënat e përfshira në skandalin e fundit nuk janë përdorur për të ndihmuar fushatën e Trumpit.

Zuckerberg ka kërkuar falje për skandalin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme