Zvicra në ‘shok’, Xhaka lëndohet në stërvitje dhe rrezikon Kupën e Botës

Një lajm aspak i mirë për Granit Xhakën dhe Përfaqësuesen e Zvicës.

Mesfushori i Arsenalit, ka pësuar një lëndim jo të lehtë në stërvitje me Zvicrën në përgatitjet për Kupën e Botës.

Zvicra fazën përgatitore po e kryen në Lugano, ndërsa ‘Blick’ raporton se Xhaka ka pësuar një lëndim në këmbën e majtë.

Sipas kësaj medie, mesfushori është dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt në Lugano, duke ngritur në dyshime edhe pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës.

Zvicra është pjesë e grupit E në Kupën e Botës së bashku me Brazilin, Kostan Rikën dhe Serbinë./Lajmi.net/

x1

5

4

3

Lini Një Koment