Zvicra, vendi ku kosovarët u martuan më së shumti

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë 2018”.

Sipas të dhënave të ASK-së, në Kosovë në vitin 2018 janë kurorëzuar 16.871 qifte-bashkëshortore, ndërsa jashtë Kosovës 1.461

Në raport thuhet se mosha mesatare e të martuarve ishte 30 vjeç, ku prej tyre mosha mesatare e meshkujve ishte 31 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave ishte 28 vjeçe, shkruan Telegrafi.

Ndërsa në kurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5.398, kurse te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5.341.

ASK thekson në këtë raport se më së shumti kurorëzime ishin në komunën e Prizrenit, gjithsej 1.589 raste, pastaj vjen Prishtina me 1.285 kurorëzime, ndërsa në Ferizaj ishin 1.067 kurorëzime.

Në raport thuhet se në kurorëzimet jashtë Kosovës, prin shteti i Zvicrës me 491 kurorëzime, pastaj Gjermania me 269 kurorëzime, Maqedonia me 148 kurorëzime dhe Shqipëria me 134 kurorëzime.

Sipas të dhënat në këtë publikim si bazë kanë të dhënat administrative të marra nga zyrat e gjendjes civile në Kosovë.

Lini Një Koment